Artikull
Shtunë 28 Shkurt 2026 06:00
Shtunë, 28 Shkurt 2026, 06:00
FOTO: Arkiv
Madhësia e shkronjave
E shtuna e parë e Kreshmës së Madhe i kushtohet Shën Teodor Tironit, të cilin Kisha jonë e nderon edhe më 17 shkurt. Kisha kujton se si shenjtori i prishi planet e perandorit bizantin Julian Apostati për t’u tallur me të krishterët gjatë Kreshmës së Madhe. Falë Shën Teodorit, të krishterët u ushqyen për një javë të tërë me grurë të zier dhe perandori nuk arriti t’i realizonte qëllimet e tij. Prandaj, në kujtim të mrekullisë së kryer nga shenjtori, në kishat ortodokse bekohet kolivo. Pas përfundimit të liturgjisë festive, ajo u shpërndahet besimtarëve si bekim për shëndet dhe shpëtim.
Për tryezën festive, amvisat përgatisin gatimet e preferuara kreshmore me thjerrëza, fasule, speca të tharë, lakër turshi dhe turshi të ndryshme. Pas agjërimit të rreptë pesëditor, gjellëve u shtohet vaj dhe vaj ulliri. Lejohet edhe pak verë – për dolli për ata që festojnë emrin, të mbrojtur nga shenjtori.
FOTO: Arkiv
Në besimet popullore, Todorovden lidhet me kujdesin për kuajt, prandaj quhet edhe Pashka e Kuajve. Në disa krahina të vendit, herët në mëngjes burrat gërshetojnë bishtat dhe krifat e kuajve, i zbukurojnë me lule dhe xhufka dhe i çojnë për të pirë ujë. Gratë gatuajnë kulaçë me ornamente në formë patkoi dhe ziejnë grurë, të cilin e bekojnë në kishë.
FOTO: marica.bg
Festa përfundon me garën tradicionale me kuaj – e ashtuquajtura “kushia”, një traditë e gjallë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski